Pas disa asistimeve radha erdhi edhe për gol. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Liridon Krasniqi ka shënuar gol për skuadrën e tij Fethiyespor.




Në ndeshjen e javës së 34-të, skuadra e Krasniqit, Fethiyespor u mposhtë në udhëtim tek Adanaspor me rezultat 3:1. Liridoni ishte titullar në këtë sfidë dhe arriti të shënoj golin e parë në ndeshje. Po zhvillohej minuta e 15-të, kur mesfushori kosovar pranoi një top në zone dhe goditi me të parën për të shënuar një gol tejet të bukur dhe për t’ia sjellë gëzimin skuadrës së tij, e cila më vonë u dëshpërua me humbje.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Pas kësaj disfate Fethiyespor rrezikon shumë për të rënë nga Liga e Parë e Turqisë, pas ka 32 pikë të grumbulluara dhe kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. Në këtë takim Krasniqi, luajti gjatë 90 minutave.




Pas golit, Krasniqi bëri një vallëzim interesant në fushë. Shikojeni ‘samban’ e mesushorit kosovar. /Indeksonline/ 




https://