Një foshnje 9-muajshe ka pushuar së qari pasi qeni i tij, Jeeves e ka gudulisur për të rikthyer buzëqeshjen e vogëlushit. Mamaja e djalit të vogël, Graham Wahrhaftig ka zbuluar mënyrën e duhur për ta qetësuar sepse e thërriti menjëherë qenin e familjes, i cili nisi ta ngacmonte me hundë derisa ai nuk ndalej nga të qeshurat.


Isha shumë e lumtur që Jeeves ndaloi të qarat e Graham, askush nuk e  bën atë të qeshë ashtu si shoku i tij i ngushtë, tha ajo, e cila e adoptoi qenin e rracës, Boxer kur ishte vetëm 5 muajshe shtatzënë.


Gjatë shtatzënisë, ajo ishte e shqetësuar nëse Jeeves nuk do ta pëlqente djalin e saj, por me kalimin e kohës kuptoi se ata të dy u pëlqyen me njëri-tjetrin dhe tani janë si shokë të ngushtë.



/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter