Dy persona do të ndiqen penalisht ne gjendje te lire, për dhënie të diplomave universitare.


Sipas të dhënave të policisë, shtetasit Hajrie Hanelli dhe Vani Niçka u jepnin diploma te rregullta personave që nuk kishin mbaruar arsimin përkatës, kundrejt një shume prej 12 mijë euro.


Në bazë të një hetimi 6 mujor me metoda speciale, policia ka mundur që nëpërmjet operacionit të koduar Ekonomisti të zbulojë dhe skemën e dhënies se diplomave per deget Juridik dhe Ekonomik.


Nga kjo skemë raportohet sa kanë përfituar rreth 10 persona. Diplomat jepeshin nën logon e një universiteti privat, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.