Policia e Tiranës ka goditur një tjetër grup që shpërndante lëndë narkotike pranë shkollave, duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas.


Të arrestuarit janë Gentian Kurti 25 vjeç, Marko Bano 19 vjeç dhe Xhulio Koprencka, 23 vjeç banues në Tiranë.


Prangosja e tyre u bë këtë të hënë, pas informacioneve se shpërndanin kanabis sativa pranë shkollave 9-vjeçare në zonën e 21 Dhjetorit.


Bruno Kurti, në momentin e ndalimit nga shërbimet e policisë në rrugën e Babë Rexha, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me kanabis, gati për në treg.


Gjithashtu në banesën që kishin marrë me qira janë konstatuar Marko Bano, Xhulio Koprencka të cilët merreshin me përgatitjen e kësaj lënde narkotike.


Ata e ndanin drogën në doza, ku iu është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 801 gramë bimë narkotike kanabis sativa, si dhe një peshore elektronike.


Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim.


17 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)