Një operacion i policisë së Dibrës i koduar Muzgu, ka zbuluar kokainë duke vënë në pranga një person. Luan Boça, 20 vjeç, banues në Bulqizë, u arrestua mbrëmjen e djeshme, e enjte.


Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik që iu bë, në një lokal në qytetin e Klosit, iu gjet e fshehur në trup një qese plastike brenda së cilës gjendej lëndë narkotike kokainë.


Nga hetimet e kryera rezultoi se i riu lëndën narkotike, do ta shiste në doza. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kokaina me peshë 22.75 gramë.


Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Matit për veprën penale Prodhim dhe shitje të narkotikëve


22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)