20160102160628978593Një pensionist italian është vënë në pranga pasi ishte koordinatori i një bande shqiptarësh që merreshin me vjedhje.

63-vjeçari nga Xhenoa e Italisë u arrestua nga karabinierët e zonës Sampierdarena pasi rishiste objektet e vjedhura nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për operacionin e quajtur "Bugs Bunny", që nisi gushtin e vitit 2015 dhe ku u zbuluan 14 persona të akuzuar për më shumë se 60 vjedhje, shkruajnë mediat italiane.

Pensionisti italian me inicialet M.A.O. drejtonte një bandë hajdutësh shqiptarë që ishin aktivë në Xhenoa, Savona, Pistoa. 63-vjeçari merrte objektet e vjedhura dhe i rishiste rreth 20 euro grami. Kryesisht bëhej fjalë për bizhuteri.

Në momentin e arrestimit të pensionistit, atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2500 euro, një unazë ari e bardhë me diamante, një koleksion orësh IWC, dhe një palë vathë me diamante.