TIRANE-Nuk ka mjaftuar mospagesa për 12 muaj të orëve shtesë dhe dietave, por gjatë mesditës 16 oficerëve të seksionit të operacioneve speciale në Drejtorinë e Policisë e Tiranës iu është komunikuar lirimi nga detyra me urdhër të drejtorit të Policisë së Tiranës me propozim të zv/drejtorit, Koco Dafo, zv.Drejtor i Krimeve të Rënda.

Efektivëve me një eksperiencë 12-vjeçare iu është komunikuar urdhri gojarisht duke mos iu vënë në dispozicion asnjë shkresë për lirimin nga detyra. 16 efektivet janë trajnuar dhe çertifikuar nga ekspertet të FBI, departamenti i inteligjencës për luftën kundër korrupsionit në Turqi.
Ky seksion në fokus të punës ka arrestimin e personave më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe personave të dënuar nga drejtësia për vepra të rënda penale.

Gjatë vitit 2008 -2013 ky seksion ka bërë të mundur shkatërrimin e disa grupeve kriminale, si banda e kasafortave, banda e grabitësve të kazinove dhe bizneseve dhe personave të dënuar me burgim të përjetshëm.

Policia e Shtetit është shprehur e rezervuar për motivin e lirimit ndërsa burime brenda këtij institucioni bëjnë me dije se 16 efektivet janë liruar për shkak të shkurtimit të vendit të punës.

(m.s/s.koka/BalkanWeb)