E merkure 04 Janar 2012 1649

 


BASHKIA TIRANE

Rreth 70 punonjes te Ndermarrjes se Sherbimit Funeral ne kryeqytet kane protestuar para zyrave te Bashkise se Tiranes kunder pushimit nga puna sipas tyre ne menyre te padrejte. 



Ata thone se jane njoftuar ne daten 23 nentor 2011 me shkrim se ndermarrja do te ristrukturohet dhe punonjesit do te transferohen ne ndermarrjen nr 1 te bashkise qe perfshin edhe pastrimin e qytetit. Por kur jane paraqitur sot ne detyre punonjesit pretendojne se u eshte komunikuar largimi nga detyra. Mesohet se ata punonin prej vitesh per mirembajtjen e varrezave ne Sharre dhe Tufine. Por nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti tha per Vizion Plus se Bashkia nuk mund te paguaje dy persona per te njejten pune. Sipas tij funksionet e ndermarrjes se sherbimit funeral jane transferuar tek Ndermarrja numer 1 e kryeqytetit me vendim te keshillit bashkiak. Punonjesit e shkarkuar jane ankimuar edhe prane zyres se avokatit te popullit ndersa te enjten paradite kane lajmeruar nje tjeter proteste.


 



 


 


 

ShareTweet