Shkarkohen nga detyra shefat e policise se aeroportit te Rinasit, duke e lene keshtu ne prag te zgjedhjeve pa drejtues policie piken kufitare me te madhe ne vend.

Shefi i komisariatit te Rinasit, Urim Rexhepi eshte pezulluar nga detyra, e po ashtu edhe shefi i krimeve, ai i kufirit te aeroportit, si dhe kryekontrollori dhe nje kontrollor.

Shkarkimet e rendesishme kane ndodhur pak ore me pare, ndersa zyrtarisht burime te sigurta nga drejtoria e pergjithshme e Policise se Shtetit pohuan se shkarkimet kane lidhje me arrestimin e nenkomisarit te policise Altin Murrja ne Turqi, i cili ishte gjithashtu punonjes policie ne Rinas.

Levizjet jane bere me motivacionin per shkelje te renda te disiplines ne polici, pasi shefat nuk kane njoftuar per lejen qe i kishin dhene Altin Murrjes.