Robert Mugabe u shkarkua nga partia e tij pas 37 vjet sundimi në Zimbabve. Diktatori 93-vjeçar u zëvendësua nga ish-zv/Presidenti i shkarkuar, Emmerson Mnangagwa, i mbiquajtur me nofkën Krokodili, raporton Daily Mail.


Mnangagwa, ish-shefi i sigurimit shtetëror, është në krye të një qeverie të përkohshme post-Mugabe që do të përqendrohet në rindërtimin e lidhjeve me botën e jashtme dhe stabilizimin e një ekonomie në rënie të lirë.


Mugabe ndodhet në arrest shtëpiak prej një jave, së bashku me bashkëshorten e tij, Grace, ndërsa prej dy ditësh ka filluar një grevë urie për të protestuar kundër arrestit.


Gruaja e urryer e diktatorit, ‘Gucci’ Grace, gjithashtu është përjashtuar nga roli i saj si kreu i Lidhjes së Grave Zanu-PF.


Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë për të mbështetur veprimin e ushtrisë, që rrëzoi diktatorin Mugabe.


Kur u miratua mocioni, duke hequr Mugabe nga kreu i partisë dhe duke rivendosur Emmerson Mnangagëa për ta zëvendësuar atë, salla shpërtheu në brohoritje, këngë dhe vallëzim.


Por, për këtë shkarkim, Parlamenti i Zimbabve do të mblidhet të martën për të larguar presidentin nëse ai nuk do të heq dorë nga pushteti.


19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)