Blerina Doracaj, Kryeregjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u shkarkua nga detyra, 2 muaj pas emërimit.


Në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë u publikua sot njoftimi për vendin vakant.


Doracaj ka qenë në punë sot dhe nuk dihet nëse është njohur me vendimin.


Motivet e shkarkimit janë të paqarta.


Por kush është drejtoresha e hipotekave?


35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj është një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare.


Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste.


Më parë ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.


Blerina Doracaj është e martuar me Bledar Doracajn, edhe ky një aktivist i vjetër në PS, sot Drejtor i Gjendjes Civile.