TIRANE – Drejtuesi i Prokurorisë së rrethit të Beratit, Xhemal Saliaj, është shkarkuar sot nga detyra për shkak të keq administrimit të dokumentacionit dhe mos ushtrimit të funksioneve drejtuese, njoftohet në një komunikatë për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme. Si drejtues në këtë zyrë është komanduar prokurori Ardian Ylli.
Këshilli i Prokurorisë mori në shqyrtim edhe kandidaturën për drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe dha pëlqimin për emërimin në këtë funksion të prokurorit Arben Pasho, i cili ka ushtruar me sukses deri në këtë momente detyrën e drejtuesit të Njësisë Task Force të Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.
Këshilli i Prokurorisë aprovoi edhe një sërë lëvizjesh të tjera. Në vijim lista e tyre e plotë:

• Ndini Tavani në Tiranë
• Bledar Maksuti në Tiranë
• Sokol Hysenaj në Tiranë nga Kavaja
• Përparim Hasa në Tiranë nga Elbasani
• Naim Tota, në Tiranë, nga Burreli
• Lazër Çardaku, nga Burreli në Shkodër
• Kujtim Basha, nga Shkodra në Durrës
• Artan Madani në Durrës, nga Lezha
• Mirela Qano (Zavalani) në Tiranë
• Ylli Bashan në Tiranë
• Sotir Kllapi në Durrës nga Fieri
• Artan Madani në Durrës, nga Lezha
• Alma Kola në Durrës
• Lazër Çardaku, nga Burreli në Shkodër
• Arben Pasha drejtues në Gjirokastër
• Shkarkohet Xhemal Saliasi

(im/shqiptarja.com)