Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari është shkarkuar përfundimisht nga detyra.


Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.


Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për sharkimin e tij.


Gjatë hetimeve nga KPK rezultoi se në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit kishte kontradikta mes çmimit të blerjes dhe sipërfaqes.


Po ashtu u konstatuan se Dizdari kishte lidhje me persona me precedentë.


Gazeta Shqip