Pika kufitare me e madhe ne vend ajo e Rinasit tashme eshte pa drejtues rendi. Shefi i komisariatit te Rinasit, Urim Rexhepi eshte pezulluar nga detyra, e bashke me te edhe shefi i krimeve, ai i kufirit te aeroportit, si dhe kryekontrollori dhe nje kontrollor. Sipas te dhenave nga drejtoria e pergjithshme e Policise se Shtetit mesohet se shkarkimet kane lidhje me arrestimin e nenkomisarit te policise Altin Murrja ne Turqi, per trafik narkotikesh i cili ishte gjithashtu punonjes policie ne Rinas. Mesohet gjithashtu se shkarkimet jane bere me motivacionin per shkelje te renda te disiplines ne polici.