Komuna Golem leje ndertimi pa kritere urbanistike




Komuna e Golemit ka pergjegjesine kryesore te situates kaotike te krijuar me objektet pa leje te ngritura atje pa permbushur asnje kriter urbanistik sipas Shoqates se Hoteliereve ne Zonat Bregdetare. Golemi dhe Shkembi i Kavajes aktualisht jane percaktuar si zonat bregdetare me te demtuara nga ndertimet mbi normativat e lejuara duke tejkaluar kushtet dhe standardet urbanistike duke shkaktuar nje katrahure te vertete.


Mjafton te ecesh pergjate aksit rrugor Durres - Shkembi i Kavajes - Golem dhe do te konstatosh se ato jane kthyer ne zona te banuara duke humbur rendesine e tyre dhe strategjine e zhvillimit te turizmit bregdetar. Kursi i qeverisjes ndjekur prej 8 vitesh nga ish-ministrat dhe ish-pushtetaret socialiste 1997-2005 ka qene sa abuziv aq edhe antiligjor duke demtuar keshtu nje prej perlave dhe bukurive te jashtezakonshme te bregdetit shqiptar.


Prej vitesh ne Golem dhe Shkembin e Kavajes komuna e Golemit ose me sakte KRRT e saj ka dhene dhe vazhdon te jape leje ndertimi per ndertimin e objekteve me mbi 6 kate kur sipas ligjit per urbanistiken ne zonat bregdetare e vitit 1994 Nuk lejohen objekte te tilla si hotele dhe motele me shume e 3 kate duke ruajtur stilistiken dhe largesine mes tyre pa demtuar reren dhe gjelberimin.


Sipas nje raporti te Shoqates se Hoteliereve ne Zonat Bregdetare per sezonin veror 2010 ne Golem dhe Shkembin e Kavajes sot llogariten te jene prere mbi 11000 mije rrenje pisha nje krim ekologjik dhe turistik ne bregdetin e Adriatikut por nje tjeter rrenim mbetet edhe ndertimi i objekteve me me shume se 6 dhe 8 kate duke sfiduar hotele dhe komplekse turistike.


Shume prej poseduesve te hoteleve turistike shprehen Ndihemi te konkurruar padrejtesisht nga pallate 10 dhe 12 katesh hotelet tona jane konform te gjitha lejeve dhe ligjeve te urbanistikes duke ruajtur parametrat teknike ekologjike per te mos prekur asgje nga perla e natyres por edhe per te konkurruar denjesisht ne fushen e turizmit bregdetar.


Shoqata e Hoteliereve te Zonave Bregdetare i ka kujtuar vazhdimisht Ministrise se Turizmit dhe komunes se Golemit duke kerkuar zbatimin e kritereve ne dhenien e lejeve te ndertimit pasi cdo shkelje e tille po sfidon dhe nxjerr jashte loje realisht komplekset turistike.


Golemi dhe zona e Shkembit te Kavajes ngjasojne me qendrat e banuara si Durresi e Kavaja pasi edhe nga pikepamja gjeografike ato jane bashkuar mes tyre me nje rrjet te dendur ndertimesh shumekateshe. Ato tashme jane kthyer ne zona urbane banimi dhe jo turistike misherim i turizmit detar.


Shkaterrimi urban e ekologjik ne zonat me te lakmuara ka pasur gjate qeverisjes socialiste edhe prapavijen politike pasi atje sot gjenden vilat dhe hotelet e ish-ministrave dhe ish-deputeteve socialiste. Ajo cka shohim sot ne zona tona bregdetare ka nisur te ndodhe para shume vitesh dhe ka vazhduar me vendimet skandaloze te KRRT te komunes Golem duke prere pisha dhe duke shkaktuar deme ekologjike dhe turistike.