Pas aksionit te madh te perbashket Itali-Shqiperi, me 37 te arrestuar, mes tyre edhe shqiptare, me sekuestrimin e 3.5 tone droge me vlere 40 milione euro, kreu i SPAK ne Shqiperi, Arben Kraja ka garantuar se do te hetohen dhe dergohen para ligjit autoritetet qe kane lejuar apo favorizuar kete trafik.droga


Gjate konferences se perbashket mes paleve, ai ka thene se per here te pare nga ky hetim, jo vetem jane arrestuar personat pergjegjes, pjese e rrjetit te trafikut, por jane bere edhe sekuestrime te produkteve te veprës penale.


Ja fjala e tij: 


Sot jemi konkretë në operacionin që kemi realizuar. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigjia më efektive që mund ti jepet krimit të organizuar, që funksionon në rrafshin nëdrkombëtar.


Ajo që dua të them është që operacioni i perbashket ishte ishte i suksesshëm, me nje koordinim perfekt, strukturave policore shqiptare dhe prokurorive shqiptare e italiane.


E reja që kemi sjelle per kete hetim, eshte që nuk jemi kufizuar vetëm tek arrestimi i personave përgjegjës, por kemi ngritur edhe hetime e akuza për pastrim të produkteve të veprës penale dhe kemi arrtur te sekuestrojme produkte te veprës penale.


krajaJemi të vendosur dhe dua të garantoj koleget italiane, që edhe ekipet e përbashkëta të vijojmë me të njëjtin seriozitet deri në përfundimin e hetimeve.


Do të vazhdojmë të hetojmë deri në fund dhe detaje për përgjegjësitë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar kete fenomen. Kushdo që të jetë i përfshirë, e qe do provohet do dërgohet para përgjegjësisë penale”, tha Arben Kraja.