Policia në Lezhë ka finalizuar operacionin policor të koduar  GOES ON në kuadër të të cilit janë sekuestruar mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete.


Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë). Arrestuar për veprën penale të Trafikimit të armëve, Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike dhe Prodhim shitje të narkotikëve në bashkëpunim dhe V. C, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të Trafikimit të armëve.


Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.


Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.


Shtetasi A. P me automjetin e tij, i shoqëruar nga automjeti tjetër, që drejtohej nga shtetasi V. C, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.


Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit A.P, ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë; 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit; 14 telefona celularë; dy automjete; 3 fitila si ato zjarrpërcjellës; një çantë ku ishin futur minat.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale Trafikimi i armëve dhe municionit, Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike dhe Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.


21 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)