TIRANE- Barbarizmat në futbollin shqiptar nuk kanë të sosur. Një akt barbar kolektiv është regjistruar në ndeshjen e Kategorisë së Tretë, ku futbollistët e Shkodrës sulmuan keqas gjyqtarin kryesor Armando Kamberaj në sfidën Shkodra-Partizani B. Lumë grushtesh dhe shkelmash nga shumë lojtarë të ekipit shkodran në adresë të arbitrit nga Patosi, i cili ka përfunduar i shtrirë në fushë dhe më pas ka mbetur me shenja në fytyrë dhe në trup, ndërkohë që TV News 24 ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të dhunës në stadium.

Nëse nuk do të ndërhynin forcat e rendit, askush nuk mund të parashikonte atë ηka mund të ndodhte, duke parë histerizmin dhe goditjet pa fund të lojtarëve shkodranë ndaj gjyqtarit.

Duke qenë se luhej për vendin e parë, organizatorët e kampionatit vendosën që të zhvillohej në fushën sportive “Skënder Halili”. Në këtë mënyrë, forcat e rendit ishin të shumta. Në minutën e 89-të, kur rezultati ishte 2-1 në favor të Partizanit B, gjyqtari akordoi një goditje dënimi për Partizanin. Arbitri e ndëshkon futbollistin shkodran me karton të verdhë dhe ky i fundit proteston, duke e sharë dhe ofenduar gjyqtarin. Në momentin kur Kamberaj po nxirrte kartonin e kuq, Sejdi Guri i afrohet gjyqtarit duke e goditur me grushte. Në këtë ηast është afruar nga stoli futbollisti Artil Kuqaj, duke e goditur keqas me shkelma e grushte arbitrin, duke e rrëzuar këtë të fundit të gjakosur në tokë.

Vetëm pas disa sekondash afrohen pranë gjyqtarit kryesor thuajse të gjithë futbollistët shkodranë, duke e goditur me shkelma. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit, të cilat kanë ndalur sulmin e egër të lojtarëve të Shkodrës dhe kanë marrë nën mbrojtje gjyqtarin. Në momentin kur lojtari shkodran Kuqaj do të transportohej te furgoni i policisë, është penguar nga të gjithë futbollistët shkodranë, që nuk e kanë lejuar këtë gjë. Tre gjyqtarët, të marrë në mbrojtjen e policisë, janë futur në dhomat e zhveshjes dhe loja është ndërprerë.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Dhuna nλ stadiumin e Shkodrλs, News24 pamje ekskluzive FOTO: Foto nga dhuna nλ stadiumin e Shkodrλs