Tiranë - Shkelqim Muça ka marrë drejtimin e skuadrës së Dinamos për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Trajneri i njohur ka kryer sot seancën e parë stërvitore me skuadrën kampione në fuqi. Muça është shprehur mjaft optimist për arritjen e objektivave të vendosura nga drejtuesit e klubit.



“Kam arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit për pjesën e mbetur të sezonit, -është shprehur përpara mediave trajneri i ri i Dinamos, Shkelqim Muça. Dinamo është një klub me mjaft tradita në futbollin shqiptar, edhe grupi i lojtarëve është mjaft cilësor. Do të punojmë për arritjen e objektivave të skuadrës”.



Shkelqim Muça zëvëndëson në stolin e Dinamos kroatin e larguar, Zllatko Daliç. Kampionët në fuqi të Shqipërisë ndodhen në vendin e tretë me 29 pikë, 8 më pak se Vllaznia kryesuese.