Shkelqim Muca eshte emeruar zyrtarisht trajner i Dinamos. Pas largimit te kroatit Zlatko Dalic, blute do te drejtohen ne pjesen e mbetur te gares nga nje prej drejtuesve me te njohur te futbollit, gjate viteve te fundit. Palet rane ne ujdi mes tyre dhe trajneri i ri i Dinamos do te prezantohet gjate dites se sotme, ne ambientet e klubit. Presidenti Besnik Sulaj, pas dy humbjeve qe pesoi Dinamo gjate ndeshjeve derbi, prej Tiranes dhe me tej nga Partizani, ne fillim te ketij viti, vendosi te ndryshoje edhe emrat ne drejtimin e ekipit. Dinamo shpenzoi me shume se cdo ekip tjeter gjate merkatos se dimrit, por ne ndeshjet e para te ketij viti blute nuk kane arritur ende, te shtojne qofte edhe nje pike. Diferenca me vendin e pare, Vllaznine, eshte tete pike, kjo fale edhe humbjes qe pesuan kuqeblute ne Peqin, ne javen e pare te kampionatit. Ndonese ne vend te trete, me rezultatet zhgenjyese te ndeshjeve te fundit, objektivi i Dinamos eshte vene ne pikepyetje, prandaj kroati vendosi te largohej, duke e prishur kontraten, me mirekuptimin e drejtuesve te klubit. Ne vijim kampionet ne fuqi synojne te mbrojne titullin kampion dhe per te permbushur objektivin vendosen ne stol nje prej merave qe e njeh shume mire ambientin e Tiranes. Per nje ecuri me te mire ne te ardhmen, Dinamo mori nje garanci nga ana e trajnerit te ri, Muca. Ekipi i Dinamos, ne perberje ka nje kontigjent te pasur me lojtare. Sipas drejtuesve, pas ndryshimeve te fundit, Dinamo do te jete ne prove, nese ekipi do te rivalizoje deri ne fund, me Tiranen dhe Vllaznine, qe jane aktualisht ne krye te klasifikimit. Nga kjo jave Dinamo, nen drejtimin e Shkelqim Muces do te kerkoje te shkurtoje diferencen per te konkurruar ne permbushjen e objektivit final. Dinamo shqyrtoi gjate diteve te fundit disa kandidatura, post-Dalic, para se te vendosej per emrin e Muces. Ky i fundit njihet si nje trajner deh drejtues i suksesshem ne Shqiperi. Pas nje karriere te gjate te Tira,a nje prej rivaleve histori te Dinamos, Shkelqim Muca ndryshon ambient. Pak vite me pare nje lojtar dhe drejtues i njohur i Tiranes, Sulejman Mema kaloi tek Partizani. Rivaliteti mes Tiranes dhe Partizanit eshte me i ashper dhe kalimi i Memes solli reagime te shumta, gjate gjithe kohes qe ai drejtoi te kuqte, per t'u rikthyer me vone, serish tek Tirana.
7 tituj kampione njeh Muca, ne karrieren e tij te gjate qe ka kaluar tek Tirana, si lojtar dhe si trajner i ketij ekipi. E nisi karrieren ne vitet '80 dhe si futbollist Muca dhe eshte shpallur kater here kampion vendi me bardheblute. Me tej, si trajner i Tiranes, siguroi edhe tre tituj kampione.
Dinamo pas viteve '90 e ka fituar 2 here titullin kampion. Blute jane shpallur kampione vendi, nen drejtimin e Faruk Sejdinit, ne vitin 2002. Nje sezon me pare Dinamon e shpalli kampion Ilir Daja, qe drejton aktualisht Besen. Muca synon trofe, ne detyren e tij te re.