Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ishte sot në gjyq për padinë që ka ngritur ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.  Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ. Pasi doli nga gjykata, Shkëlzen Berisha tha se Taulant Balla është një shpifës dhe për pasojë duhet të dënuar.


Kjo është përballja e radhës me shpifësin Taulant Balla. Shpresoj të mos ketë qenë në ndonjë Komisariat duke liruar, ndonjë përdhunues. Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çështje”.


Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të Facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish-kryeministrit.


Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ. Gjykata caktoi më datë 27 nëntor për seancën e radhës


14 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)