Kryetarja e Forumitte Grave të PPE, Doris Pack, vizitoi sot Shkodrën, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit. E shoqëruar nga kryetarja e LDGSH AlbanaVokshi, Doris Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë VoltanaAdemi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë,nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës. ZonjaPack u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim përmediat.


Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia. Jam e shokuar. Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në. Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati tju ndihmojë. Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.  Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.


Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete ti dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.


Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.


Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë  nuk do të të besojnë. I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.


Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për ti ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.


Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan. Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë, tha ajo.


20 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)