Çelet në Shkodër ekspozita “Mëshirë o Zot se Kam Gabue”. Një dokumentar, piktura dhe elementë të tjerë të komunizmit, ishin pjesë e ekspozitës. E pranishme në çelje ishte dhe kryeparlamentarja Topalli, e cila u ndal tek të persekutuarit. 

SHKODËR- Ekspozita e titulluar “Mëshirë o Zot se Kam Gabue” një reflektim çrrënjosës i fesë nga diktatura komuniste është çelur në ambientet e Famullisë së Shkodrës. Organizuar nën kujdesin e famullitarit të Shkodrës Don Gjovalin Sukaj edhe nën kujdesin e piktorit Zef Paçi. Në ekspozitë morën pjesë arkipeshkvi-metropoliti Shkodër-kult imzot Anxhelo Masafra, kryetarja e Kuvendiot të Shqipërisë Jozefina Topalli, ministri i Arsimit Fatos Beja, si dhe pushtetarë vendorë. Don Gjovalin Sukaj famulltarë i Shkodrës në fjalën e tij u ndal tek vuajtjet e klerit dhe të kishës. E pranishme gjatë çeljes të kësaj ekspozite kryetarja e Kuvendit Topalli u ndal edhe tek ajo shtresë e persekutuar, e atyre njerëzve të cilët presin shpërblim nga shteti.
Një korridor dhe tre dhoma të rrethuara me tela me gjemba të cilat simbolizojnë rrethimin komunist, pranga, rrobat e priftit të varura në hekura, piktura të realizmit socialist të cilët shfaqin njeriun e ri. Shkatërrimin e objekteve të kultit, një agoni e kohës që qëndroi për vite me radhë nën trysninë e binomit Marksizëm-Leninizëm. (a.r/news24/balkanweb)