Moti i keq që ka përfshirë territorin ka shkaktuar edhe aksidentin e parë. Këtë të enjte në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë me transport qytetarësh është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.


Ngjarja në fjalë ka ndodhur në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Aksidenti ka rrezikuar jetën e shoferit, por edhe të 20 qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.


Deri më tani askush nuk ka ndërhyrë, ndërsa mbetet e paralizuar lëvizja për shkak se autobusi është i rrëzuar.


10 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)