Operacioni i koduar "Amzat e falsifikuara", bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Ramadan Salihi, banues në lagjen "Kongresi i Përmetit".
Në banesën e tij u gjetën në cilësinë e provës materiale 6 diploma të falsifikuara, 3 regjistra amzash të Shkollës së Bashkuar të fshatit Guri i Zi, Shkodër dhe 30 diploma shkolle të pa plotësuara. Prokuroria po heton më tej për rastin. /Start/