Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Mësohet se i plagosur ka mbetur biznesmeni Berhan Vishnja, 50 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit Loro Boriçi.
Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja dhe nisën hetimet.
Ndërkohë, i plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.