Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë dy persona teksa tentonin të vidhnin naftë në makineritë e gazsjellësit, ndërkohë që roja ka plagosur me armë gjahu një nga autorët.


Shefit Muço dhe Arjan Xhanari tentuan të vidhnin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit, por gjatë tentativës janë pikasur nga roja Klodian Salillari. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Shefit Muço.


Në pranga është vënë gjithashtu edhe roja i parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”.


21 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)