TIRANE- 390 aplikantë janë shpallur fitues në Shkolëln e Policisë pas testimit me shkrim. 

“Gjatë ditës së djeshme, u zhvillua testimi me shkrim për dy grupe të aplikantëve për Shkollën Bazë të Policisë. Në përfundim të procesit gjatë ditës së parë kanë grumbulluar jo më pak se 60 pikë duke rezultuar fitues të testimit me shkrim 390 aplikantë, nga të cilët 177 aplikantë i përkasin grupit të parë të konkurrimit dhe 213 aplikantë i përkasin grupit të dytë të konkurrimit.”- sqarohet nga policia.
 
Kandidatët të cilët rezultojnë fitues të testimit me shkrim do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimi, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit. 

TESTIMI ME SHKRIM
Sot kanë zhvilluar testimin me shkrim:
 
- në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 2461-3477 Qarku Tiranë, si dhe kandidatët me kodin 3478-3690 Qarku Shkodër. 

- në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 3691-3943 Qarku Shkodër, kandidatët me kodin 3944-4339 Qarku Lezhë, kandidatët me kodin 4340-4725 Qarku Kukës, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 4726-4920 Qarku Korçë.

Ndërkohë më datë 20 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim:
- në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 4921-5406 Qarku Korçë, kandidatët me kodin e aplikantit 5407-5829 Qarku Gjirokastër, si dhe kandidatët me kodin 5830-6150 Qarku Fier. 

- në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 6151-6791 Qarku Fier, si dhe kandidatët me kodin 6792-7380 Qarku Elbasan.
Më datë 21 mars do ti nënshtrohen testimit me shkrim: 

- në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 7381-7667 Qarku Elbasan, kandidatët me kodin 7668-8286 Qarku Durrës, si dhe kandidatët me kodin 8287-8610 Qarku Dibër. 

- në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 8611-8646 Qarku Dibër, kandidatët me kodin 8647-9212 Qarku Berat, si dhe kandidatët me kodin e aplikantit 9213-9845 Qarku Vlorë. 

(a.n/BalkanWeb)