Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili, ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, të cilin e quan në çdo status si shkollëpakun.


Përmes nje statusi në rrjetet sociale, Vasili sulmon dhe njerëzit që Rama mban afër, duke i quajtur ata si injorantë të përzgjedhur.


Sipas tij, Rama i përzgjedh me kujdes injorantët, që e dëgjojnë, me qëllim që gjysmë truri i tij të duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit, ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr…


Postimi i Vasilit


Shkollepaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!


Speciet me të egra ,qe kane sulmuar universitetin dhe shkencën ne shekuj kane qene obskurantistet dhe injorantet. Te dy këto kategori i bën bashke vetëm SHKOLLEPAKESIA.


Europa u nda shekuj me pare me dhimbje te mëdha nga sulmi i shkollepakesise, qe e zhyti ate per vite te tera ne prapambetje dhe zymtësi.


Shqiptareve u ka zëne rrugën sot një SHKOLLEPAK, qe është ngulur si damke turpi ne karrigen e kryeministrit.


Edhe SHKOLLEPAK edhe MEDIOKER gjer ne dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i perzjere me revolucionin kulturor proletar famekeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universiterin, me shkencën, me Akademinë e Shkencave e gjithçka qe lidhet me dijen.


Dija është armiku me i madh i shkollepakut.


Ai e urren dijen ashtu si nje njeri i piset sapunin.


Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagoget ne veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, qe i vjen prej padijes e ka vene per fundi dhe po ja merr shpirtin.


Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, qe i shprehin dashuri një idioti kryeministër te paditur ,jane ideali i vetëm i këtij profani.


Ky i përzgjedh me kujdes injorantet, qe e dëgjojnë, me qellim qe gjysme truri i tij te duket para tyre i madh ne dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka te varfëri sa një derr.


Shqipëri e 2019 nuk është stalla e derrave Shkollepaket, por e njerëzve te zgjuar, punëtore dhe mendje hapur, qe refuzojnë rrepte dhe fort qe te jetojnë nen brekushet ere qelbur te Shkollepakesise.



Gazeta Shqip