Një vajzë 3-vjeçare e cila ka shkuar për të kontrrolluar dhëmbët tek dentisti ka vdekur.


Daleyza Avila-Hernandez ka vdekur të hënën në Kaliforni, në Qendrën e Kirurgjisë së Dhëmbëve të Fëmijëve ndërsa po hiqte dy dhëmbë dhe mbushi dy dhëmballa. Vajza e vogël duket shumë e shëndetshme, e gjallë dhe e mbushur me jetë.


Mamaja e saj, Araceli Avila është tmerruar nga ngjarja që ka ndodhur.


E vetmja gjë që bëra është se çova vajzën për të rregulluar dhëmbët tek dentisti dhe ata 30 minuta më vonë ma sollën të vdekur,-ka thënë Araceli për KTVU. Isha në sallën e pritjes kur pashë ambulancën që vinte. U ngrita për të parë se çfarë kishte ndodhur por nuk ma mori kurrë mendja se ishte vajza ime e vdekur.


Ndihmës infermierja i tha se zemra e 3-vjeçares kishte ndaluar gjatë procedurës së heqjes së dhëmbëve dhe ngriti dyshmet se vajza ka pasur probleme shëndetsore por sipas nënës ajo ishte krejtësisht e shëndetshme ndërsa policia po heton për ngjarjen.



/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter