Madje nw vijim, ai shton se “kurrë nuk e kisha menduar se Shqipëria do të ishte vendi ku do të zhvillohej turneu më fantastik për promovimin e librave të mi”.
Shkrimtari Montefiore e konsideroi si mjaft befasuese që Shtëpia Botuese “55” botoi brenda dy muajsh pesë nga librat e tij në gjuhen shqipe.
“Teksa po zbrisja nga avioni, vijon rrëfimin për vizitën e tij disaditore në Shqipëri, njëri nga historianët më të rëndësishëm të këtij shekulli, ekipe gazetarësh e kameramanësh vërshuan drejt meje. Kryeministri i Shqipërisë, Dr Sali Berisha, një ish-kardiolog i hirshëm, i cili udhëhoqi revolucionin kundër despotit Enver Hoxha, më nderoi me pjesëmarrjen e tij në prezantimin e librave”, shprehet shkrimtari i njohur.
Në shqip janë botuar pesë libra të Montefiores: “Stalini”, “Stalini i ri”, “Sashenka”, “Katerina dhe Potemkini” si dhe botimi i tij më i fundit dhe më i vlerësuari “Jeruzalemi”.