15965911_1459579014082524_2451013099550084994_n-768x433Meteorologia, Lajda Porja ka ngritur një shqetësim lidhur me ngritjen e temperaturave që priten të shënohen gjatë ditës se enjte dhe kryesisht të premten e kësaj jave.


Ajo ka treguar në studion e emisionit Opinion se do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave në datat 13 dhe 14 Janar. Në zonat bregdetare por edhe në ato lindore e jug-lindore termometri do të shënojë temperatura 8 deri në 9 gradë më të larta të kësaj jave. Kjo situatë sipas zonjës Porja do të çojë në shkrirjen e borës duke rritur rrezikun për përmbytje lokale.


Në këto data vetëm zona e mbi-Shkodrës dhe Peshkopia do të vazhdojnë të kenë reshje dëbore, ndërsa pjesa tjetër do të ketë reshje shiu.


Megjithatë temperaturat mbi zero do të zgjasin vetëm pak ditë, ndërsa nga e hëna tjetër do të ulen sërish temperaturat, por jo në vlerat e fundjavës që kaloi.