Lajmi se Kosova mund të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2018 tashmë ka zënë vend edhe në mediat e famshme botërore.
"Associated Press" kumton lajmin se shteti i Kosovës ka gjasa të jetë në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2018. "Associated Press" e quan si hap shumë të rëndësishëm shqyrtimin që UEFA dhe FIFA do ti bëjnë kërkesës të Kosovës për pjesëmarrjen në kualifikimet për Botëror.
Gazeta shkruan se dy grupe janë me nga pesë skuadra dhe se Kosova e ka vendin në njërin grup për kualifikime nëse kërkesa e tyre do të jetë pozitive.
Anëtarësimi i plotë mund të bëhet në mars të vitit të ardhshëm në kongresin vjetor të UEFA-s që do të mbahet në Hungari. Takim vendimtar mund të jetë ai i muajit të ardhshëm ku në Mexico City do të mblidhen 209 anëtarë të FIFA-s, ndërsa pjesë e agjendës do të jetë edhe Kosova./Indeksonline/