Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë orëve të mbrëmjes. Një banesë është shkrumbuar totalisht dhe nga zjarri kanë humbur jetën edhe dy personat që banonin aty.


Viktimat janë nënë e bir, 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 45-vjeçari Olsi Hoxhallari.


Të dy trupat janë shkrumbuar nga zjarri që ra në banesën e tyre, e cila gjendet pranë Pyllit të Sodës.


Dyshimet e para janë se flakët në banesë mund të kenë rënë si pasojë e një cigareje të ndezur, ose prej shpërthimit të një bombole gazi që përdorej nga familjarët për tu ngrohur.







21 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)