(ALBANIA SPORT) – Portieri i Shkumbinit, Ibrahim Bejte, u godit me sende të forta në ndeshjen e humbur në Laç (1-0), duke qëndruar për rreth 4 minuta i shtrirë në zonën e tij. Presidenti i Shkumbinit, Dyrmishi: “Takimin në Laç e kemi ndjekur sikur të ishim 13 vjet më parë, në vitin 1997. Kemi qenë në një trysni të habitshëm gjatë gjithë takimit. Presidenti Laskaj, kryesori  Pashaj dhe anësori Tartari vendosën fatin e kësaj ndeshjeje me anë të 11-metërshi fantazmë”. Bejte: “Vërshuan nga të gjitha anët sende të forta dhe sharje pa mbarim. Gjyqtari Pashaj nuk e ndali ndeshjen”.
Burimi: Albania-sport.comE Marte, 09 Shkurt 2010






 
Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili