SHKUP- Aeroporti "Aleksandri i Madh" është i hapur sot për fluturime dhe aterime. Prej dy ditësh mjegulla e dendur kishte vështirësuar fluturimet nga ky aeroport.

Aeroporti në Shkup prej ditës së premte ishte i mbyllur për shak të dukshmërisë së zvogluar nga mjegulla e dendur. Një pjesë e aeroplaneve ktheheshin, ndërsa pjesa tjetër orientoheshin drejt aeroportit të Ohrit.
(s.g/mia/BalkanWeb)