Vdesin një ditë një prift, që gjithë jetën i ishte përkushtuar besimit, fesë, Zotit dhe predikimit të ligjeve të shenjta dhe një shofer, i cili gjithë jetën kishte shkelur gazin si i tërbuar, kishte bërë dhjetëra aksidente, e kishin pushuar edhe nga puna dhe kishte përfunduar i alkoolizuar. Kur shkojnë para Shën Pjetrit (mbajtësi i çelësave të Parajsës), prifti me shoferin ndalen. Shën Pjetri i drejton gishtin shoferit:
-Ti, eja me mua.
Prifti shtang në vend.
-Po unë...?! - i thotë.
-Ti, -ia kthen Shën Pjetri, - do të shkosh në ferr.
-Po si ka mundësi, – hidhet prifti, - që unë i devotshmi, me petkun dhe besimin te Zoti, të shkoj në ferr dhe ky pijanec i pafe në Parajsë?!
Dhe Shën Pjetri që ia kthen:
-Kur ti lexoje ungjillin dhe ndaje meshë të gjithë njerëzit i zinte gjumi, ndërsa kur ky djali këtu i jepte autobusit, të gjithë bënin kryqin dhe i luteshin Zotit...
7 Mars 2008