Një shofer makine i cili i shpëtoi vdekjes për mrekulli thotë se një foto e shkrepur në vendngjarje tregon se ai ka një engjëll mbrojtës.


Steve Montgomery 56 vjeç nga Missouri, po kthehej me makinë nga puna kur boshti i një automjeti fluturoi në afër dhe përfundoi në xhamin e parmë të makinës së tij.


Montgomery rrëfeu se e kishte parë të gjithë këtë skenë përpara syve, sëbashku me shufrën prej hekuri që fluturonte në ajër.


Për fatin e tij të mirë, ai ia doli që të ulej në kohë dhe të ndalonte makinën ndonëse nuk mund të shihte gjë.


Në vendngjarje shkoi shërbimi i emergjencës, por ata shtangën kur e panë Montgomery -n që ishte shëndoshë e mirë.


Në një prej fotografive që ai bëri nga vendi i ngjarjes, 56 vjeçari kapi një dritë të bardhë në qiell, në formën e një V -je.


Ndërkohë qe disa besojnë se bëhet fjalë për një refleksion, Montgomery mendon se është shenjë nga lart.



 




 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter