Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është përlasur me shoqërinë civile gjatë një takimi për projektin Veliera në Durrës. 


Takimi mes shoqërisë civile dhe Ministres është kthyer ne debat me tone të larta.


Aulon Kalaja, një prej përfaqësuesve të shoqërisë civile i ka kërkuar Ministres të distancohet nga hapat e paligjshëm të kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke e akuzuar këtë të fundit se po kryen një masakër në trashëgiminë kulturore.


Kalaja: Ju ftojmë që të bashkoheni me ne që të shpëtoni Durrësin. Problemi i Torres Veneciane sot quhet Vangjush Dako. Ju po mbroni një vrasës gjakftohtë të arkeologjisë. Duhet të merrni një vendim. Do vini me ne në protestë ditën e shtunë?.


Kumbaro: Me gjithë respektin për pasionin tuaj, përgjigja ime është jo. Unë sot jam në krye të detyrës si ministre e kultures, duke respektuar isntitucionet e administratën, Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë. Unë jam njeri që marr përsipër përgjegjësinë.


Pas një debati në tryezën e takimit në Ministrinë e Kulturës,  aktivistët e shoqërisë civile kanë hedhur një shirit me të cilën rrethohet skena e krimit


Këtu vendoset skena e krimit. Jep dorëheqjen, tha Kalaja.


Prej javësh, shoqëria civile po proteston për mbrojtjen e rrënojave të dala në dritë gjatë punimeve pranë Torrës Veneciane.


/Oranews.tv/


 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter