Është hedhur mesditën e sotme në Nion në Zvicrës, shorti për fazën çerekfinale të Champions League.


Vazot kanë siguruar një përballje të lehtë për kampionët e Italisë, Juventus pas përmbysjes së çmendur në Allianz Stadium kundër Atletico Madrid me 3 gola të yllit portugez Cristiano Ronaldo.


Zonja e Vjetër do të gjejë në fazën tjetër, djemtë e rinj të Ajaxit të Amsterdamit që shkatërruan Realin e Madridit në Santiago Bernabeu.


Një përballje të lehtë në letër do të ketë edhe Liverpooli i Jurgen Kloop, që ka peshkuar Porton në shortin e goglave.


Barcelona do ta ketë më të vështirë rrugën drejt finales së madhe që do të luhet në Estadio Metropolitano të Madridit, pasi në 1/8 do të përplaset me Djajtë e Kuq të ringjallur nga Solskajer.


Manchester United, që befasoi PSG në Parkun e Princave do të tentojë një tjetër surprizë ndaj blaugranëve.


Ndër të tjera shorti ka siguruar edhe një derbi britanik, me Manchester City-n e Pep Guardiolës që do ti duhet të përplasë brirët me Totenhamin për të arritur në gjysmëfinalet e kompeticionit.


Ashtu si vitin e kaluar përballë Liverpool, City shihet favorit në këtë duel, por mbetet të shohim nëse djemtë e Londrës do të surprizojnë ekipin nga Mançesteri.