ShortiU hodh në Nyon shorti për fazën e 1/8 në Champions League. Duke parë ndarjet e ekipeve në vazo, nuk do të mungonin përballje të forta dhe kështu ndodhi ku spikat dueli PSG-Barça, Bayern Munchen-Arsenal. Po ashtu bie në sy edhe çifti Real Madrid-Napoli, ku mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj do të përballet kundë Kristiano Ronaldos me shokë.


Kokat e serive do ti luajnë në transfertë ndeshjet e para, të cilat janë në program në 14-15 dhe 21-22 shkurt dhe në shtëpi ato të kthimit, të caktuara për 7-8 dhe 14-15 mars.


Çiftet e plota janë këto


Manchester City – AS Monaco


Real Madrid – Napoli


Benfica – Borussia Dortmund


Bayern Munich – Arsenal


FC Porto – Juventus


Bayer Leverkusen – Atletico Madrid


Paris Saint Germain – Barcelona


Sevilla – Leicester City


12 dhjetor 2016 (gazeta-Shqip.com)