Është hedhur në Lyon të Francës shorti për 1/8-t e finaleve të Europa League, në qytetin ku do të luhet edhe finalja e këtij edicioni të kupës së vogël. I vetmi rregull i paracaktuar ishte se të tre skuadrat ruse ende në garë nuk mund të ndesheshin me ukrainasit e Dinamos së Kievit, pjesa tjetër ishte short i lirë. Ai që nxori goglat nga vazo ishte ish-futbollisti i Barcelonës, Eric Abidal.


Sfida më e fortë që ka dalë nga ky short është padyshim Milan-Arsenal, një përballje që kohët e fundit është parë shpesh në Champions League. Të besuarit e Gattuso, shtatë herë kampion të Europës, do të sfidojnë ekipin e Ëenger që për herë të parë në 17 sezonet e fundit merr pjesë në Europa League. Takimi i parë do të luhet më 8 mars në San Siro, ndërsa ndeshja e kthimit më 15 mars në Emirates.


Lazio do të përballet me Dinamon e Kievit, ndërsa RB Leipzig do të vihet përballë Zenit Shën Petërsburg. Atletico Madrid, një nga ekipet pretendente për suksesin final, do të ndeshet me Lokomotivën e Moskës. Skuadra tjetër moskivite, CSKA sfidon francezët e Lyon. Interesante do të jetë edhe përballja mes Marsielle dhe Athletic Bilbao.


Europa League, 1/8-t e finaleve


(8 dhe 15 mars)


Lazio Dinamo Kiev


RB Leipzig Zenit


Atletico Madrid Lokomotiv Moskë


CSKA Moskë Lyon


Marsielle Athletic Bilbao


Sporting  Victoria Plzen


Borussia Dortmund Salcburg


Milan Arsenal


23 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)