TIRANE Pas PD-së, edhe LSI ka dalë kundër shortit për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED). Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruci. Në letrën e siguruar nga BalkanWeb nga gazetarja Elda Menga, Petrit Vasili shprehet se procesi është i pavlefshëm ligjërisht, pasi duhet të bazohet në kritere ligjore.


Grupi parlamentar i LSI, nuk mund të bëhet pjesë e procesi përzgjedhës të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili po zhvillohet me procedura aspak ligjore dhe bazuar në kritere të cilat janë në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.115/2016 për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë. Për këtë arsye, ju kërkojmë ndërprejen e procesit të hedhjes së shortit dhe ndërmarrjen e nismave me qëllim thirrjen e konferencës së kryetarve me qëllim që Kuvendi, të iniciojë një proces serioz të kapërcimit të situatës së krijuar dhe frenimin e çdo iniciative të këtij lloji që do të prodhojë me pa më të voglin dyshim pasoja të rënda për vëndin, duke cënuar besimin e publikut tek reforma në drejtësi- thuhet ndër të tjera në letër.

Sipas LSI, ky proces:


-Bazohet në kandidatura që janë siguruar nga institucione që ligji nuk ja njeh të drejtën për ti përzgjedhur, dhe askush përvec ligjit nuk mund tjua ngarkojë këtë detyrë;


-Ky proces po ndërtohet bazuar në Urdhëra dhe vullnetin e Kryetarit të Kuvendit, ndërkohë që kushtetuta dikton se kriteret përcaktohen në ligj;


-Nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore dhe kushtetuese që zgjidh situatën e krijuar në mungesë të institucioneve të KLGJ dhe KLP ;


-Kriteret kualifikuese të kandidatëve që pretendohet të marrin pjesë në short për zgjedhjen e KED-së, nuk janë kriteret që kërkon ligji nr.115/2016, neni 221.


-Kandidatëve që nuk përfshihen në listën për short u është mohuar faktikisht e drejta për tu ankuar;


Për këto arsye e shumë të tjera, i gjithë procesi jo vetëm që është një proces nul dhe antikushtetues, por e gjithë veprimtaria e kujtdo në lidhje me të, është e dënueshme moralisht nga populli, por dhe ligjërisht nga Kodi Penal. Në përfundim, ju deklarojmë se grupi ynë parlamentar nuk do të jetë i pranishëm dhe as do të legjitimojë këtë farsë, por do të jetë gjithëmonë i gatshëm, për të mbrojtur kushtetutën dhe për të dhënë mbështetjen e nevojshme për të siguruar krijimin sa më shpejt të institucioneve të reja, si dhe për të realizuar ndërhyrjet e nevojhshme në kuadrin ligjor me qëllim kthimin në shtratin kushtetues të të gjithë procesit të implementimit të reformës së miratuar për sistemin e drejtësisë.


letra2


letra 4


letra 3


letra 6