Shpellari i amerikanit Rob Beckett u ngjit në skenën e Teatrit të Gjirokastrës si një one man show nën interpretimin e Erdit Asllanajt.


Kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji në Teatrin e Gjirokastrës. Shfaqja me regji të Nelson Mullës ishte konceptuar si një komunikim gjysmë-interaktiv me publikun, me subjekt marrëdhëniet mes gjinive.


Publiku, sipas vetë aktorit, ende ngurron që të jetë pjesëmarrës, pasi tradicionalisht ka mbajtur rol pasiv në shfaqje.


Për mua ishte një sfidë pasi për herë të parë provoj një one man show, por këto janë sfidat që duhet ti kemi për detyrë, në mënyrë që ta sjellim publikun aty ku duam. Ky është qëllimi i teatrit, të kulturojë, të motivojë dhe të zbavisë. Unë mendoj se me këtë shfaqje ia arritëm. Jam shumë i lumtur dhe kam një ndjesi shumë të bukur, tha Asllanaj.


Shpellari ishte ngjarja më e rëndësishme kulturore e fundvitit në Gjirokastër dhe një prej 4 shfaqjeve që u vunë në skenë këtë vit prej teatrit Zihni Sako.


30 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)