I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për në Danimarkë së bashku me bashkëshorten dhe deputetin Fisnik Ismaili, për të përkrahur Kombëtaren Shqiptare.
Ahmeti është njëri ndër tifozët e shumtë që do të jenë sonte prezent në stadiumin në Kopenhagë, ku edhe do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Danimarkës.
Tani ku kanë mbetur vetëm edhe tri orë nga fillimi i ndeshjes, Shpend Ahmeti është parë në mesin e shumë tifozëve të cilët tashmë kanë nisur festën në sheshin “Norrebrohallen” në Kopenhagë, raporton fotoreporteri i Indeksonline.
Ahmeti është parë mjaftë i lumtur teksa fotografohej me tifozët e flaktë të Kombëtares Shqiptare./Indeksonline/