Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po injoron protestën e ndrtimarëve që po ndodh para Komunës, e po merret me parqe.

Derisa protesta po ndodh, Ahmeti ka postuar dy fotografi që thotë se ia ka dërguar një banor i Prishtinës, e që kanë të bëjnë me punën në ndërtimin e një parku të vogël në Dardani.

"Disa foto nga një qytetar nga puna në parkun e ri në Dardani prapa Bill Clintonit. Pastrimi nga mbeturinat deri te rigjelbërimi dhe parkingu", ka shkruar Ahmeti.