Rama

Të dielën e kësaj jave zhvillohen zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Dibrës, ndërsa stafi ekzistues po kontrakton më shpejtësi fondet që njësia vendore ka në dispozicion për këtë vit

Vetëm në buletinin e djeshëm të Prokurimeve Publik u shpallën me dhjetëra njoftime për fituesit dhe lidhjen e kontratave për nisjen e punimeve. Dje u shpall fitues për kanalizimet e urave të zeza përgjatë përroit të Tominit, kompania "DODA NDERTIM" shpk, Peshkopi me fond limit 3,2 milionë lekë. Gjithashtu dje kompania "SELAMI" Shpk me aktivitet në Peshkopi u shpall fituese për sistemin dhe asfaltimin e rrugës Borde -Peshkopi me një vlerë 65 milionë lekë me gjithë TVSH. Burimi i financimit për këtë rrugë është buxheti i shtetit dhe Bashkia e Dibrës. Bashkia e Dibrës hapi tenderin për shërbim, përmirësim e infrastrukturës Vendore, Aksesit, Lëvizshmërisë dhe Rivitalizim i Hapësirave Publike ne zonën pranë Pallatit të Kulturës me vlerë 1 milionë lekë. Dje kompania "EGLAND" u shpall fituese për punime për rrethim dhe shtesë për depon e ujit në Shkollën Karmën "Myslim Shehu", me vlerë 833 mijë lekë. Po dje, bashkia e Dibër ka përfshirë në procedura prokurimi me vlerë 10 milionë lekë mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit. Në fund të muajit që shkoi u hap tenderi për sistemim i përroit te Llixhave, Segmenti Ura e Pazarit-Lixha dhe Rikualifikimi Urban i Zonës" me vlerë 3.3 milionë lekë pa TVSH-në. U fut në fund të muajit që shkoi në procedura prokurimi "Shërbim Projekt zbatim i objektit Rikonstruksion i Rrugës Kryesore -ish.NBSH deri ish, SMT" me vlerë 5 milionë lekë. Dy muajt u fundit prokurimet e fondeve publike për bashkinë e Dibrës janë shumëfishuar në krahasim me njësitë e tjera vendore që kanë të njëjtën madhësi.