Operacioni i koduar Basti ka vënë në pranga 3 persona në Berat, të cilët u kapën me drogë. Sipas policisë, Nikolin Çipi (42 vjeç), Sokol Shehu (48 vjeç) dhe Eduart Mino (40 vjeç), të tre banues në Berat, janë personat e vënë në pranga.


Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë këtyre shtetasve të cilët ndodheshin në një lokal në lagjen Donika Kastrioti, në pronësi të shtetasit Nikolin Çipi, iu gjetën 8 doza (50 gramë) heroinë dhe 2 doza kanabis, që dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin Nikolin Çipi për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Organizimi i lotarive të pa lejuara , Fshehja e të ardhurave” , Mospagimi i taksave dhe tatimeve.


Ndërsa për shtetasit Sokol Shehu dhe Eduart Mino për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”


14 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)