Policia e Tiranës godet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave, e ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas.


Në pranga kanë rënë:


Kristjan Karaxhuku, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe i shpallur në kërkim për veprën Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.


Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.


Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprën penale Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt , si dhe i shpallur në kërkim për veprën Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik.


Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale Vjedhja me dhunë dhe Heqja e paligjshme e lirisë


Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1 në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.


Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa e ndarë në porcione gati për tu shitur.


Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Petrit Ndoci, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim dhe Falsifikim dokumentash.



13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)