Shtëpitë botuese nuk shpërndajnë fatura për kompensimin e librave, protestojnë prindërit e fëmijëve invalidë

Sekretaritë e shkollave në arsimin parauniversitar kanë qëndruar të hapura edhe në fundjavë. Kështu do të jetë edhe javën e ardhshme. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është dërguar në çdo institucion arsimor. Sipas udhëzimit,





librat do të shiten pranë shkollave deri në datën 5 shtator. Ndërkohë që pas kësaj data, librat shkollorë do të mund të blihen në libraritë shkollore. Sipas vëzhgimit nga gazeta SOT ditën e djeshme në disa prej shkollave të kryeqytetit Vasil Shanto, 1 Maji Kongresi i Lushnjës Edit Durham por edhe tek Sabaudin Gabraniedhe pse prindërit e fëmijëve kanë qëndruar për orë të gjata prapa dyerve të shkollës duke pritur në radhë për të marrë tekstet shkollore, disa prej librave mësimorë nuk kanë mundur ti marrin pasi shtëpitë botuese nuk i kanë dërguar këto tekste në shkolla. Sipas vetë mësuesve të disa prej këtyre shkollave edhe katër ditë na ndajnë nga fillimi i vitit shkollor dhe ka mungesa të theksuara librash.


 


 


 


Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"






Last Updated on E Hene, 30 Gusht 2010 19:53